Rritja e numrit të të infektuarve nuk u detyrohet testeve të shumta

Përqindja e testeve pozitive me Covid-19 po rritet dhe kjo çon në rritjen e numrit total të të infektuarve. Sipas fjalëve të drejtorit të Qendrës për Sëmundje Ngjitëse dhe Parazitare Todor Kantarxhiev, në qoftë se në fillim të pandemisë nivelet kanë qenë 1-2%, tani ato janë afro 10%.

Para BNT-së ai nënvizoi se në ndeshjen e futbollit për Kupën e Bullgarisë, e cila u mbajt dje, të gjithë kemi parë se fansat nuk respektojnë distancën mes tyre, megjithë paralajmërimet e Kryeministrit Bojko Borisov se do të ndalojë ndeshjet para publikut deri në fund të stinës së tanishme të futbollit në rast se nuk respektohen masat.

Kantarxhiev vuri në dukje se kur njerëzit përqafohet, bërtasin dhe këndojnë së bashku, ka mundësi më të madhe për t’u infektuar dhe pas 10 ditësh do të shihet edhe rezultati.