Po vazhdon “infodemia” e Covid-19

Ka protokoll prej 10 hapash për lehtësimin e masave kundër Covid-19, tha para Radios Kombëtare Bullgare prof. asoc. Mihaill Okolijski, ekspert në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Me rëndësi jashtëzakonisht të madhe është krijimi dhe ruajtja e besimit ndër popullsinë.

Jam i shqetësuar për këtë se po “notojmë në infodemi” dhe ky nuk është vetëm fenomen bullgar. Njerëzit shpërndajnë pa prova pohime të rreme për këtë se virusi nuk ekziston, se nuk është i rrezikshëm apo se masat e izolimit dhe dezinfektimit nuk janë të mira. Kjo ndikoi keq sjelljen e njerëzve pa arsim mjekësor, komentoi eksperti.

Më e rëndësishmja tani është të jemi mjaft të kujdesshëm dhe të mbrojmë të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike, për të cilët kontakti me koronavirusin mund të jetë fatal, bëri thirrje Okolijski.