Bullgaria po punon për korrigjimin e gabimeve në fushën e ekologjisë

Bullgaria po punon për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian të lidhura me procedura penale në fushën e mjedisit, bëri të ditur Ministria e Mjedisit. Gjatë 2007-ës Sofja përcaktoi zonat e mbrojtura, por ende nuk janë lëshuar akte për 207 prej tyre. Për zonat e mbrojtura nuk janë caktuar qëllimet dhe masat specifike për mbrojtjen e habitateve dhe specieve.

Përveç kësaj Bullgaria kritikohet për këtë se e zbaton në mënyrë të gabuar Direktivën për Habitatet. Për këtë arsye në Parlament është paraqitur një draft për ndryshime dhe amendamente të Ligjit për Diversitetin Biologjik. Vazhdon dhe procesi i lëshimit të urdhëresave për zonat e mbrojtura për habitatet, informojnë nga Ministria.