Si spitalet shtetërore, ashtu edhe ato private do të marrin subvencionime për Covid-19

Si spitalet shtetërore dhe bashkiake, ashtu edhe ato private do të marrin subvencionime për të ruajtur gatishmërinë për ndihmë në rast përhapjeje më të gjerë të epidemisë së Covid-19. Këtë e vendosi Kuvendi Popullor me ndryshimet në Ligjin për Institucionet Mjekësore, informoi reporteri Daniell Inkov. U ratifikua dhe një marrëveshje e cila do t’i sigurojë Bullgarisë qasje më të shpejtë me vaksinën e ardhshme kundër Covid-19. Sipas saj Komisioni Evropian në emër të shteteve anëtare do të lidhë marrëveshje paraprake për blerjen e vaksinave nga prodhuesit.

Ndërkohë u njoftua se Gjykata e Auditorëve do të kryejë auditime të shpenzimeve lidhura me aplikimin e masave në luftimin e Covid-19.