Covid-19 në Bullgari: Dita e 146

Rritja e rasteve me Covid-19 është problem global

Pandemia vazhdon të zmadhohet dhe të zgjerohet ndër njerëzit dhe faktorët për këtë janë shumë. Këtë e tha para Radios Kombëtare Bullgare profesoresha Iva Hristova zëvendës drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Paraziti. Ajo theksoi se shtimi i të sëmurëve me koronavirus është një tendencë botërore. Sipas profesoreshës nuk është e mundshme që të mbishkruhet numri i të sëmurëve, por më tepër ka mundësi që të infektuarit të jenë më shumë për shkak se te disa njerëz sëmundja kalon pa simptoma.

265 janë rastet e reja të Covid-19 në vend

265 janë rastet e reja të Covid-19 në Bullgari të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit të zbuluara nga 6639 PCR teste. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Të shëruarit janë 202, të vdekurit me koronavirus – 6. Në spitalet janë të vendosur 751 veta, 34 prej të cilëve në reparte intensive. Rastet aktive janë 4873. Nën karantinë janë 9.3 mijë veta. Piku i të karantinurve ishte më 20 maj të këtij viti kur nën karantinë ishin 40.5 mijë veta.

Si spitalet shtetërore, ashtu edhe ato private do të marrin subvencionime për Covid-19

Si spitalet shtetërore dhe bashkiake, ashtu edhe ato private do të marrin subvencionime për të ruajtur gatishmërinë për ndihmë në rast përhapjeje më të gjerë të epidemisë së Covid-19. Këtë e vendosi Kuvendi Popullor me ndryshimet në Ligjin për Institucionet Mjekësore, informoi reporteri Daniell Inkov. U ratifikua dhe një marrëveshje e cila do t’i sigurojë Bullgarisë qasje më të shpejtë me vaksinën e ardhshme kundër Covid-19. Sipas saj Komisioni Evropian në emër të shteteve anëtare do të lidhë marrëveshje paraprake për blerjen e vaksinave nga prodhuesit.

Gjykata e Auditorëve do të kontrollojë shpenzimet për luftimin e Covid-19

U njoftua se Gjykata e Auditorëve do të kryejë auditime të shpenzimeve lidhura me aplikimin e masave në luftimin e Covid-19. Kontrollimet do të përfshijnë masat e ndryshme financiare për ndihmë të më të prekurve nga pandemia në periudhën shkurt 2020 – mars 2021.

Azili në qytetin Ruse mund të mbetet pa nëpunës

Deri tashti 51 të moshuar dhe 6 veta nga personeli social në azilin në qytetin Ruse janë me teste pozitive për Covid-19. 22 veta u vendosën në spitale, ndërsa 2 vdiqën. Kjo u bë shkak që pjesa dërmuese e personelit të ketë dëshirë të largojë nga puna. Ministria Sociale është gati të dërgojë me shërbim nëpunës në këtë azil.

Në qytetin Dobriç testojnë për Covid-19 për shkak të vatrave të reja të infeksionit

Në azilin në qytetin Dobriç zhvillohet testim për koronavirusin. Kjo u imponua pasi një nëpunës aty kishte mostër pozitiv për infeksionin. Një uzinë në qyteti ndërpreu punën pasi gjysma e punëtorëve gjithashtu dhanë rezultate pozitive për Covid-19.

Zgjatet afati i masave kundër epidemisë

Me urdhër të ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov zgjatet gjendja e jashtëzakonshme epidemike deri më 31 gisht. Mbetet mbajtja e detyrueshme e mjeteve mbrojtëse të nëpunësve, personelit, trajnerëve, nëpunësve në objektet sportive në të hapur, në pishinat, në sallat sportive. Lejohet vetëm ata që ushtrojnë ndonjë sport të jenë pa mjete mbrojtëse. Italia shpalli se nga 31 korriku zgjat afatin e karantinës 14 ditore për udhëtarët nga Bullgaria. Autoritetet e Sllovenisë imponuan karantinë 14 ditore për personat që vijnë nga Rumania dhe Bullgaria, njoftoi Ministria e Jashtme.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.