Aeroporti i Vjenës lejon fluturime nga dhe për Bullgarinë

Ndalimi i Austrisë për pranimin e aeroplanëve nga 18 shtete, ndër të cilët edhe Bullgaria, përfundon. Austriakët, shtetasit e BE-së dhe Zvicrës, si dhe ata me banim të përhershëm në Austri që mbërrijnë nga Bullgaria duhet të prezantojnë PCR test negativ në gjuhën gjermane ose angleze bërë jo më vonë se sa 72 orë para ardhjes në Austri. Ai i cili nuk ka test të tillë duhet ta bëjë në Austri brenda 48 orëve pas mbërritjes. Përderisa do të dalin rezultatet duhet të respektojë karantinë shtëpiake. Ato kërkesa janë në fuqi për shtetasit e SHBA-së, Shqipërisë, Maqedonisë, Moldavisë, Rumanisë, Rusisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi.

Kërkesat nuk janë në fuqi për shtetasit e vendeve evropiane ku numri i të infektuarve është minimal ose epidemia ka përfunduar. Për pasagjerët transit gjithashtu nuk kërkohet test PCR.

Vazhdon ndalesa për hyrje në Austri për shtetasit e vendeve të treta, me përjashtim të njerëzve me banim të përhershëm në Hapësirën e Shengenit. Ata gjithashtu prezantojnë PCR test negativ bërë jo më vonë se 72 orë para ardhjes dhe vihen nën karantinë 10 ditore.