Akoma nuk ka valë të dytë të Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit më shumë të infektuar ka në qytetet Sofja dhe Varna, nga 29 veta, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Po rritet numri i të vendosurve në spitalet. Megjithëkëtë para Televizionit të Ri docentja doktoreshë Penka Petrova, drejtoreshë e Institutit të Mikrobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave tha se nuk bëhet fjalë për valë të dytë të Covid-19. Ka të ngjarë që vala e dytë të jetë në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit, saktësoi doktoresha Petrova. Atëherë rastet e koronavirusit do të përzihen me gripin sezonal.