119 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit

119 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit të zbuluara nga 1491 teste, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë është 11 955 veta. Prej tyre aktiv janë 5 147. Të shëruarit janë 6 420. U hospitalizuan 814 pacientë 46 prej të cilëve janë në reparte intensive. Të vdekurit brenda periudhës 24 orësh me Covid-19 janë 3. Me ta numri i përgjithshëm i të vdekurve bëhet 388.

Gjatë javës së kaluar u bënë 35 208 PCR teste, prej të cilave pozitiv ishin 1524. Po kjo javë ishte me më shumë të vdekur – 47 veta.

Që nga fillimi i pandemisë në vend u realizuan 272 491PCR teste gjithsej.