Përhapja e Covid-19 ndër të rinjtë kërcënon më të moshuarit

Katër javët e fundit përqindja e të infektuarve me Covid-19 lëvizet nga 4.5 deri në 5.5 për qind. Këtë e tha para RKB krye inspektori shëndetësor sanitar dhe zëvendës kryetar i Shtabit Operativ Kombëtar Angell Kunçev.

Nuk ndryshohet edhe numri i njerëzve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore nga 15 deri në 20 për qind. Që nga fillimi i epidemisë po rritet numri i të rinjve të infektuar nga afro 5-7 për qind në fillim tani është një e katërta. Të rinjtë e kalojnë sëmundjen pothuajse pa simptoma dhe kërcënojnë të moshuarit përreth. Te 18 vjeçarët koronavirusi është më tepër përjashtim. Megjithëkëtë mbetet pikëpyetja sesi do të zhvillohet procesi mësimor nga shtatori, tha Kunçevi.