Covid-19 në Bullgari: Dita 151

Biznesi pezullon projektet investuese

Biznesi pezullon projektet investuese, tha para BNR-së Kryetari i Dhomës Ekonomike Tregtare Cvetan Simeonov. Tashmë ka tkurrje të prodhimeve, do të fillojnë shkurtime. Masa 60:40 nuk ndikoi në mënyrën më të mirë. Del se ata që punojnë marrin 100 prej pagës së tyre. Ata që nuk punojnë – edhe ata marrin 100% prej pagës. Në kushtet e mungesës së stabilitetit politik biznesi shqetësohet edhe për aplikimin e masave ndihmëse në ekonomi. Kjo që e tremb biznesin janë sinjalet e shumta për praktika korrupsioni në Bullgari. Këto firma, të cilat tashmë kanë investuar, e kanë përballuar këtë barrierë korrupsioni, por për të tjerat kjo është stres dhe shqetësim, tha gjithashtu Simeonovi. 

30 për qind rroga më të larta për administratën për luftimin e Covid-19

Qeveria miratoi rritjen me 30 për qind të rrogave të nëpunësve të administratës shtetërore që janë në vijën e parë në luftimin e Covid-19, ata që punojnë në terren dhe ata që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëz të tjerë. Këtu përfshihen Ministria e Shëndetësisë, spitalet shtetërore dhe bashkiake, ministritë e ekonomisë, bujqësisë, transportit, drejtësisë, punës dhe politikës sociale, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave e cila nga ana e vet duet të motivojë njerëzit e vijës së parë nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurve dhe Agjencia “Dogana”.

Kjo masë u miratua në mbledhjen e këshillit të koalicionit në pushtet.

Do të kërkojmë hua nga 500 milion euro

Qeveria miratoi projekt për kërkesë të ndihmës financiare nga 1 miliard leva ( pak mbi 500 milion euro) nga Komisioni Evropian në instrumentin SURE për zbutjen e rreziqeve të papunësisë. Mjetet e kësaj huaje do të shfrytëzohen për masat kundër pasojave negative sociale dhe ekonomike nga kriza me koronavirusin. Ato do të jenë për mbrojtjen e vendeve të punës të afro 250 mijë vetave deri në fund të vitit dhe për garantimin e qëndrueshmërisë së sistemit të shlyerjes së asistencave.

Përsëri të shëruarit nga koronavirusi janë më shumë nga të infektuarit

255 janë rastet e reja të të infektuarve me koronavirus në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit nga 5 325 teste të bëra. Kjo është 4,79% e të testuarve, tregojnë të dhënat zyrtare të Portalit Unik Informativ. Numri total i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë janë 12 414, 5035 prej të cilave janë raste aktive. 847 të sëmurë janë vendosur në spitale. 41 janë në repartet intensive. Kanë vdekur 11 veta dhe bashkë ta me numri i të vdekurve nga Covid-19 në vend shkoi në 415. Të shëruarit brenda harkut kohor 24 orësh janë 280. Që nga fillimi i epidemisë të shëruarit janë 6 964 veta.

Vaksina bullgare e proteinës është kundër një numri të madh të koronaviruseve

Përpunimi i vaksinës bullgare të proteinës me oligopeptide është jo vetëm kundër Covid-19, por edhe kundër një numri të madh të koronaviruseve, tha para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) doc. Penka Petrova – drejtoreshë e Institutit të Mikrobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Vaksina është kapsuluar në nanopartikula lipide. Bashkë me institutin francez “Pasteur” krijuesit po kontrollojnë nëse ideja funksion, sepse kjo mund ta hapë “një rrugë të gjerë” të zhvillimit të vaksinave në të ardhmen. Vaksina bullgare kundër Covid-19 është shumë inovative dhe përveç institutit francez “Pasteur” ndaj saj shfaqin interes të madh edhe nga shtete të tjera. Për provat klinike dhe përdorimin e saj eventual do të kërkohet financim bullgaro-kinez nëpërmjet fondit “Studime Shkencore”, shtoi Petrova.

Shtyjnë ndeshje në se ka 10 futbollistë me Covid-19

Që nga fillimi i kampionatit në Ligat e Parë dhe të Dytë Profesionale ndeshje futbollistike do të shtyhen në se ka 10 teste pozitive për Covid-19 në njërën prej skuadrave pjesëmarrëse në ndeshje. Këtë e parashikojnë rregullat për punë në kushtet e pandemisë së koronavirusit të shpallura nga Bashkimi Futbollistik Bullgar. Kampionati do të ndërpritet përkohësisht në se ka 10 teste pozitive për Covid-19 të paktën në 5 klube në Ligën e Parë Profesionale dhe në 7 klube në Ligën e Dytë Profesionale.

Protestë në Nesebër për shkak të hotelit për turistë me Covid-19

Banorët e qytetit detar Nesebër shpallen kundër zgjedhjes së hotelit “Dell Mar” për karantinimin e turistëve me koronavirusin në të. Ata dolën në protestë para administratës së rrethit në qytetin Burgas. Sipas të pakënaqurit hoteli ngrihet në një zonë të gjallëruar turistike gjë që fsheh rreziqe nga përhapja e virusit, njofton korrespondoni i RKB. Nga Ministria e Turizmit shpallën se do të kërkojnë ndonjë vend tjetër për turistë të infektuar.

Banka Bullgare për Zhvillim lëshon kreditë pa kamatë për shkak të epidemisë Covid-19

Afro 43 për qind nga mjetet e kontraktuara në programin e kredive pa kamatë tashmë u lëshuan, njoftuan nga Banka Bullgarepër Zhvillim. Shuma mesatare që u lëshohet personave fizike është 4200 leva. Huat u jepen njerëzve të ardhurat e të cilëve u ulën për shkak të krizës me koronavirusin në qoftë se punojnë me kontratë të punës ose vet sigurohen.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Още от MË E RËNDËSISHMJA PËR KORONAVIRUSIN