Tension shoqëroi ditën e 28 të protestave

Në orën 19.00 fillon protesta antiqeveritare e mbrëmjes. Në Konferencën Kombëtare të partisë GERB, kryeministri Bojko Borisov tha se është gati të japë dorëheqje por është kundër zgjedhjeve të parakohshme. Protestuesit janë kategorik se do të mbrojnë kërkesat. Policia kontrollon sinjalet e shumta për shkeljen e rendit shoqëror në protestat para Sofja Tehpark, ku ishte konferenca e GERB-it. Ndërkohë stuhia në kryeqytet shkatërroi një pjesë prej kampit të tendave të protestuesve para Universitetit të Sofjes. Tendat u ngritën prapë me ndihmën e vullnetarëve. Bllokimi i tri udhëkryqeve në kryeqytet vazhdon. Te data e sotme 4 nga protestuesit janë në grevë urie. Njeri prej tyre u keqësua dhe u transportua në spital, ku refuzoi mjekimin. Vazhdojnë protestat në qytete të tjera të vendit. Kampi me tenda para bashkisë së qytetit bregdetar Varnë mbetet.


Още от БНР уеб