“Me Ditët e Zanateve” shënohen në Vidin "Ditët Evropiane të Trashëgimisë"

“Ditët e Zanateve” do të zhvillohen në Vidin në kështjellën e vjetër "Baba Vida" /“Gjysha Vida”/ me bashkëpunimin e Bashkisë dhe të Muzeut Historik Regjional. Më 19 dhe 20 shtator zanatçinjtë do të prezantojnë prodhimin e vet në oborrin e brendshëm të kështjellës. Për adhuruesit e punimeve me dorë do të ketë dhurata prej materialesh natyrore, reçele prej frutash pyjore të përgatitura sipas recetave të vjetra shtëpiake.

Një vëmendje e posaçme do t’i kushtohet punimit të thikave, si dhe pikturimit mbi qelq, punimit të qirinjve dhe të sendeve prej druri.

Ansambli për këngë dhe valle popullore “Danubi” do të prezantojë valle nga krahina e Danubit, ndërsa nestinarët do të vallëzojnë para pallatit “Gjysha Vida”.

“Ditët e Zanateve” zhvillohen në kuadrin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë.