Shkollat janë vendet me rrezik më të ulët të përhapjes së Covid-19

Pasi pamë se çfarë ndodhi në kopshtet dhe në çerdhet e fëmijëve ishim të qartë se çfarë do të ishte situata në shkollë. Nuk është e mundur që ato të jenë ishuj pa probleme, tha para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë doc. Angell Kunçev. Në qoftë se respektohen të gjitha masat kundërepidemike 100% atëherë shkollat do të jenë vendet me rrezik më të ulët të përhapjes së Covid-19, është i mendimit eksperti.

Organizata e aplikuar kufizon kontaktet e nxënësve me ata nga klasat e tjera. Sipas doc. Kunçevit masat në shkollat bullgare janë shumë të mira dhe u përgjigjen praktikave në pothuaj të gjitha shtetet evropiane. Sa për protestat kundër mbajtjes së maskave nga fëmijët në shkollë Kunçev mendon se mbajtja e tyre 30 minuta në ditë nuk do ta dëmtojë psikikën e fëmijëve.
Още от MË E RËNDËSISHMJA PËR KORONAVIRUSIN