Projektuan kuadro nga shtëpia e Kryeprokurorit në lagjen “Bojana” gjatë protestës së 74

Gjatë protestës së 74 antiqeveritare u projektuan kuadro nga shtëpia e re e Kryeprokurorit Ivan Geshev në lagjen e Sofjes “Bojana" (shtëpi Nr. 5). U përhap informacion se në godinë, e cila është pjesë e rezidencës qeveritare dhe presidenciale, është bërë një remont i madh dhe në kuadrot e xhiruara u treguan dhoma të rinovura.

Dje protestuesit përsëri bllokuan lëvizjen në "Orllov Most" ("Ura e Shqiponjave") dhe përfaqësuesit e tyre deklaruan se do të shprehin pozitën e vet civile derisa të mos marrin dorëheqjet e Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit.

Më 22 shtator, kur është Dita e Pavarësisë së Bullgarisë, do të zhvillohet Kryengritja e tretë e Madhe Popullore.
Още от БНР уеб