44 raste të reja të Covid-19 në Bullgari

3.5 për qind nga 1249 PCR testet e realizuara gjatë 24 orëve të fundit janë pozitive. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. 6 veta vdiqën me koronavirus të konfirmuar, 22 – u shëruan. Në spital ndodhen 718 veta, 35 prej tyre në reparte intensive. 3 veta nga personeli mjekësor u infektuan me Covid-19 dhe kështu numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga personeli mjekësor bëhet 1053 veta.

Deri tashti numri i të shëruarve është 13 580 veta, ndërsa i të vdekurve nga koronavirusi – 761.