Profesori Kantarxhiev: “Nuk ka asnjë artikull shkencor kundër maskave”

“Nuk mendoj se do të mbyllen shkollat sepse fëmijët dhe prindërit janë njerëz të arsyeshëm” tha për bTV profesori doktor Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe të Parazitit. Ai shprehu shpresë se nuk do të ketë izolim të ri dhe qëndrim në shtëpi me fillimin e muajve të ftohtë. “Grumbullimi i njerëzve gjatë protestave nuk u bë shkak për rritjen e numrit të të infektuarve” tha profesori Kantarxhiev. Sipas tij ka tendencë për uljen e vogël të të prekurve nga koronavirusi.

Imunologu kritikoi deklaratat e papërgjegjshme duke përfshirë edhe të mjekëve, se virusi është i dobët dhe prandaj maskat nuk janë të domosdoshme. “Nuk ka asnjë artikull shkencor kundër maskave”, theksoi profesori dhe shtoi, se me fillimin e sezonit të gripave mjetet mbrojtëse japin një siguri edhe më të madh.