Qeveria propozon rritjen e rrogës minimale me 6.5 për qind

Në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të partisë në pushtet GERB nga rajoni i qytetit Dobriç ministrja sociale Dnica Saçeva tha se do të bëjë propozim që nga viti i ardhshëm paga minimale mujore të bëhet 332 euro (650 leva). Që nga fillimi i vitit 2020 paga minimale në vend është 312 euro ose 610 leva. Sipas ministres Saçeva propozimi vazhdon tendencën e qëndrueshme për rritjen e të ardhurve, tendencë kjo e cila ndiqet nga GERB. Ajo shtoi se rritja e të ardhurve është jo vetëm politikë por dhe ekonomi. Të pranishmit shprehën kënaqësi nga vendimi qeveritar që muajin me radhë të sigurohen nga 25 euro pranë pensioneve.

Още от БНР уеб