Pothuajse gjysma e hoteleve ndeshen me vështirësi në mbulimin e shpenzimeve të tyre

Vetëm 44% e sipërmarrësve në biznesin e hoteleve mund të mbulojnë shpenzimet e tyre për shkak të pandemisë së Covid-19, tregon një anketë e Institutit Kombëtar të Statistikave. 1/3 prej tyre deklarojnë se në kuadrin e një afati të shkurtër mund të paguajnë detyrimet e veta, ndërsa të tjerët – se nuk mundin pa ndihmën e huaj. Mbi gjysmën e të zënave në sektor janë gati të propozojnë periudha alternative për realizimin e rezervimeve të klientëve të vet.

Këtë verë 63% e sipërmarrësve kanë deklaruar ulje të çmimeve të paketës së shërbimeve, ndërsa 49% - ulje të çmimit të fjetjeve.

Ndërkaq, ata të cilët kanë marrë përkrahje qeveritare, janë gati të ruajnë, madje ta rritin personelin e emëruar brenda një afati shkurtër, tregon studimi.


Още от БНР уеб