Covid-19 në Bullgari: Dita e 205

Kardiologë bullgarë do të analizojnë pasojat e koronavirusit mbi zemrën

Armiku më i madh i zemrës në radhë të parë është frika nga Covid-19, pastaj dhe vet Covid-19. Këtë e pohojnë nga Instituti Bullgar i Kardiologjisë, i cili nis një fushatë kombëtare me qëllim që te pacientë të mjekuar nga Covid-19 të zbulohen pasojat mbi zemrën dhe sistemin kardiovaskular, njoftoi BTA. Në kuadrin e projektit kardiologë bullgarë do të realizojnë konsultime, diagnostikime dhe mjekim falas të pacientëve nga gjithë vendi të cilët kishin koronavirus. Starti i fushatës do të jepet Ditën Botërore të Zemrës – 29 shtator 2020.

Nga instituti theksojnë, se në Bullgari më se 60 për qind nga të gjitha rastet e vdekjes janë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Infeksioni Covid përkeqëson treguesit e sëmundjes së zemrës dhe komplikon trajtimin.

Shtesë nga 25 euro për pensionistët gjatë periudhës së pandemisë

Pensionistët do të marrin shtesë nga 50 leva çdo muaj përderisa zgjatet pandemia. Pas kësaj pensionet do të indeksohen. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov para banorëve të fshatit Lesidren rajoni i qytetit Loveç. “Mendojmë edhe për ju, por nuk jemi në gjendje që njëkohësisht të indeksojmë dhe të sigurojmë nga 50 leva suplementarisht. Kjo arrin shumën nga 108 milion leva (më se 55 milion euro) për muaj” tha Borisovi. Fillimisht vendimi ishte që shtojca nga 50 leva të jepet nga korriku deri në shtator si pjesë e masave sociale kundër pasojave nga pandemia.

Shumë njerëz u besojnë pohimeve subjektive për Covid-19

Të gjithë duhet të kenë akses të barabartë tek vaksina kundër koronavirusit, siç është detyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ka indikacione që vaksina të jetë falas në BE, deklaroi në eterin e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) docenti Mihaill Okolisjki, i cili e përfaqëson Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Bullgari. Është shqetësuese se në Bullgaria ka shumë njerëz, të cilët u besojmë pohimeve subjektive për koronavirusin. Problemi merr jetë njerëzore.

Që nga fillimi i pandemisë përpiqemi të themi se të gjitha pohimet duhet të bazohen tek provat shkencore, shtoi Okolijski. Sipas fjalëve të tij ka specialistë në Bullgari, të cilët kanë shprehur mendime, të cilat janë absolutisht të kundërta të studimeve shkencore, transmetoi BTA.

5.2% janë të sapoinfektuarit me Covid-19 nga gjithsej 1 103 teste të bëra

58 janë rastet e reja të koronavirusit në vend nga 1 103 PCR teste të bëra gjatë 24 orëve të fundit, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Bashkë me to rastet e ripohuara që nga fillimi i pandemisë shkuan në 20 055 nga 516 311 teste të realizuara. Kjo përbën 3.9% prej të gjitha testeve të zhvilluara deri tani. 16 janë të shëruarit në harkun kohor prej 24 orësh. Kështu numri i tyre total shkoi në 14 176. Gjithsej 794 pacientë me koronavirus mbeten në spital. 41 janë në repartet intensive. 7 veta kanë vdekur në harkun e shënuar kohor. Më shumë janë sapoinfektuarit në Gabrovo – 19, Sofje – 17 dhe Montana – 7, transmetoi BNR.

Deri në 1% prej nxënësve mund të preken nga pandemia

Katër nga gjithsej 1000 klasa në vend janë vendosur në karantinë që nga fillimi i vitit shkollor.Të infektuarit janë përkatësisht 0.01% prej nxënësve dhe 0.09% prej mësuesve, tha në qytetin Varna Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev. Nuk parashikojmë kalimin e tërësishëm të sistemit arsimor në mjedisin elektronik. Kjo që shqyrtuam dhe zgjodhëm gjatë verës, ajo po ndodh në të gjitha vendet - bëhet fjalë për kalimin e përkohshëm në këtë mënyrë mësimdhënieje. Shpresojë se ajo do të prekë vetëm klasa të veçanta dhe jo shkolla ose bashki të tëra. Në qoftë se ruhet përqindja e tanishme e infektimit, maksimumi i nxënësve të infektuar në vend mund të arrijë 1%, shpjegoi Ministri.

5% më pak kandidatë për studime jashtë shtetit

Presim që këtë vit nga 5000 deri në 5500 bullgarë ta vazhdojnë arsimin e tyre të lartë jashtë, në përputhje me rregullat e universiteteve dhe të shteteve përkatëse, ku janë regjistruar. Shumica e shteteve dhe universiteteve perëndimore vendosën që të ketë formë hibride arsimore, ku çdo një student mund të vendosë se si ta fillojë studimin – online, ose me prani fizike në universitet, tha Nikollaj Hrëstanov – menaxher për arsimin e lartë dhe konsulent në projektin “Arsimi botëror”, transmetoi BTA. Tani për tani nuk ka tërheqje të madhe të bullgarëve të rinj që dëshirojnë të bëjnë studime jashtë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjoba për mos mbajtjen e maskave në veprimtari politike

Organizatorët e disa veprimtarive politike publike do të marrin akte për shkeljen administrative të masave antepidemike të vendosura në vend kundër Covid-19, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sanksione duhet të paguajnë organizatorët e Kongresit të 50-të të Partisë Socialiste Bullgare, të mbledhjes themeluese të partisë së re “Republikanë për Bullgarinë” të ish të dytit në GERB Cvetan Cvetanov si dhe organizatorët e vizitës së kryeministrit Bojko Borisov në kishën “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në qytetin Lloveç.

Nga Ministria e Shëndetësisë kujtojnë se gjobat për personat juridikë janë nga 500 deri në 2000 leva.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.