6.5 për qind janë të infektuarit me Covid-19 nga 3 302 PCR teste

216 janë rastet e reja të koronavirusit tek ne të zbuluara nga 3 302 PCR teste. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ për 24 orët e fundit. Gjatë periudhës vdiqën 11 veta, 163 u rimëkëmbën nga koronavirusi. Në spital mbeten 780 pacient prej tyre 42 në reparte intensive.

Rastet e konfirmuara të Covid-19 te personeli mjekësor arritën 1132, pasi gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan 13 të infektuar.