Nuk ka krizë shëndetësore me Covid-19 në Bullgari

Nuk ka krizë shëndetësore me Covid-19 në Bullgari. Hartohen kritere të qarta dhe të sakta për numrin e të sëmurëve me koronavirus në rajone. Nuk duhet të krijojmë ndjenjën e panikut dhe frikës te njerëzit. Këtë e tha para bTV  ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angellov. Nuk e di se çfarë i detyrohen thëniet për mbylljen e shkollave në fund të tetorit. Variant për rikthimin e pik-kalimeve gjithashtu nuk diskutohet.

Gjatë shtatorit përhapja e virusit në Bullgari uli deri në një nga nivelet më të ulëta në BE. Kjo u bë shkak për neglizhimin e masave mbrojtëse. Me fillimin e muajve të ftohta pritet rritje të numrit të të infektuarve, tha para Nova TV drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe të Parazitit profesor Todor Kantarxhiev. 25 të sëmurë në 100 mijë veta është kufiri i rrezikshëm i cili nuk duhet të kalohet.


Още от MË E RËNDËSISHMJA PËR KORONAVIRUSIN