Bullgaria do të vazhdojë partneritetin me “Lohkijd Martin”

Blerja e aeroplanëve F-16 Block 70 mishëron dëshirën e Bullgarisë për modernizimin e forcave të armatosura. Qëllimi është të arrihet ndërveprim real operativ me shtetet e NATO-së. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov në një takim me përfaqësues të kompanisë “Lokhijd Martin”.

Përveç përmasave ushtarake ky partneritet krijon kapacitet industrial për mirëmbajtjen e makinave, shtoi kryeministri. Si një vazhdim i partneritetit Borisov tregoi dëshirën e Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e 8 aeroplanëve të tjerë F-16 dhe të radarëve të rinj me tri koordinata.


Още от БНР уеб