Bullgaria dhe akoma 14 shtete janë për veprime të përbashkëta në BE kundër gënjeshtrave për 5G teknologjitë

BE-ja ka nevojë për një strategji kundër dezinformimit për 5G teknologjitë. Në rast të kundërt gënjeshtrat mund të rrezikojnë rimëkëmbjen ekonomike. Këtë e pohojnë 15 shtete, ndër të cilat edhe Bullgaria, në një letër ndaj Komisionit Evropian, cituar nga agjencia “Rojters”.

Teoritë e konspiracionit për teknologjinë e re çuan në djegien e kullave të sinjalit në 9 vende evropiane, si dhe në sulme ndaj punëtorëve.

Letra iu dërgua eurokomisionarëve të digjitalizimit dhe të tregut të brendshëm.

E kanë nënshkruar Austria, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Qiproja, Estonia, Finlanda, Greqia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Portugalia, Sllovakia, Suedia dhe Polonia.


Още от БНР уеб