Testi i Presidentit Rumen Radev për koronavirus është negativ

| обновено на 21.10.20 в 13:36

PCR testi i Presidentit Rumen Radev ka rezultuar negativ. Testi u bë pas kthimit të delegacionit bullgar nga Estonia, ku ishte për vizitë, bëri të ditur zyra e shtypit e Presidencës.

Ky është testi i dytë negativ për koronavirus i Kreut të Shtetit, i bërë në kuadrin e dy ditëve me radhë, dhe është i treti në kuadrin e një jave.

Dje u përhap informacion se Radev ka pasur kontakte me të infektuar me Covid-19 dhe duhet të vendoset në karantinë. Presidenti e përgënjeshtroi këtë informacion. U theksua se ky është shkaku për ndërprerjen e vizitës së tij në Estoni.

Në mbledhjen e sotme qeveritare Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se ka dhënë urdhër që Agjencia Kombëtare e Sigurisë Shtetërore të kontrollojë deklaratën e Presidentit Radev se kundër tij është zhvilluar operacion konspirativ, transmetoi reporterja Cvetelina Stojanova.


Още от БНР уеб