Një video prezanton Bullgarinë si IT qendër me tradita

Një kompani bullgare përhapi video kushtuar sektorit teknologjik në Bullgari, bëri të ditur Radio Sofja e BNR-së. Videoja prezanton përvojën dhe traditat shumëvjeçare të vendit tonë në fushën e inovacioneve. Janë përfshirë shembuj më të ndryshëm, si kompjuteri i Xhon Atanasovit (amerikan me prejardhje bullgare, i cili konsiderohet si krijuesi i kompjuterit të parë), kutia automatike e shpejtësisë e Rumen Antonovit etj.

Ideja është që videoja të tërheqë firma teknologjike në Bullgari, duke u siguruar punonjës bullgarë me kualifikim të lartë në fushën IT.

“Me spotin deshëm të tregojmë se Bullgaria nuk është një qendër e sapoformuar, por një vend me IT tradita që prej dekadash”, thotë Georgi Ivanov nga kompania krijuese e videos. Spoti është në anglisht me titra bullgarisht dhe mund ta shihni KËTU.