1 472 raste të reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit

1 472 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit. Kjo përbën 16.85 për qind nga 8 738 PCR testet e realizuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.

Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 483, të ndjekur nga Pllovdiv – 147 dhe Varna - 77.

Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 29 veta me Covid-19 të konfirmuar.

Në spital ndodhen 1 732 pacientë, 107 prej tyre në reparte intensive.

U shëruan 184 veta.

Rastet aktive janë 14 689.