“Fantazi me peshk” në “Festivalin e kuzhinës danubiane” në qytetin Ruse

Një “meny të posaçme danibiane” krijuan dhe formuan hotelierët dhe pronarët e restoranteve me idenë të tërheqin më shumë miq në qytetin ruse të shtrirë buzë lumit. Menyja në fjalë do t’i tërheqë turistët me gjellë të përgatitura me peshkun tipik për këtë lum – krap, dhe peshk të bardhë. Rajoni është i njohur me recetën e vet origjinale për supë peshku, e cila është e pranishme në menynë e pjesës më të madhe të restoranteve vendase. “Menyja danubiane “ do të prezantohet më 24 tetor në qytetin Ruse në kuadrin e “Festivalit tradicional të kuzhinës danubiane”. Festivali do të përputhet me garën e sivjetshme  “Në majë të thikës”. Në të nxënës nga Gjimnazi Profesional  në Turizëm  “Ivan Pavllov” do të demonstrojnë imagjinatën e vet si dhe talentin kulinar.

Още от БНР уеб