Po vazhdon dhënia e produkteve ushqimore edhe gjatë nëntorit
публикувано на 31.10.20 в 13:45

Më shumë se 146 mijë nevojtarë në Bullgari kanë marrë pako me ushqime të dorës së parë gjatë këtij muaji. Fushata e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe e Agjencisë për Ndihmë Sociale do të vazhdojë deri në fund të nëntorit, bënë të ditur dy dikasteret.
Pritet që në fund të iniciativës gjithsej 6 500 tonë ndihma ushqimore t’u dorëzohen mbi 470 000 vetave.
Ndihmat sigurohen me mjete evropiane dhe të buxhetit të shtetitОще от БНР уеб