Numër rekord i të shëruarve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
публикувано на 26.11.20 в 10:00

3712, ose 42.08% e gjithsej 8820 PCR testeve të bëra gjatë24 orëve të fundit janë pozitive, tregon Portali Unik Informativ.
87 073 janë rastet aktive. 6548 pacientë u shtruan në spital. 410 janë në repartet e kujdesit intensiv.
2518 njerëz u shëruan. Numri i përgjithshëm i të mbijetuarve që nga fillimi i pandemisë është 42 620. 141 njerëz vdiqën me Covid-19 gjatë harkut të shënuar kohor. Me ta, viktimat e pandemisë në Bullgari arrijnë në 3367 persona.
Sipas Sistemit Kombëtar të Informacionit, infeksioni me koronavirus është konfirmuar për 5 280 personel mjekësor që nga fillimi i pandemisë. 154 janë rastet e reja për 24 orët e fundit.Още от Të dhëna aktuale