Rastet e reja të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 39.2% e të gjitha PCR testeve të kryera

3,568 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari, sipas Portalit Unik Informativ të shpallura rreth mesnatës. Rastet pozitive janë 39.2% e 9093  PCR testeve të kryera. Kështu, rastet aktive të infeksionit me koronavirus në vend u bënë 88 224.

Sofja, Plovdiv idhe Varna janë përsëri qytetet me më shumë të infektuar – përkatësisht me 712, 386 dhe 280 raste.

6655 pacientë me koronavirus janë të shtruar në spital, 430 janë në repartet intensive. 2255 pacientë u shëruan gjatë 24 orëve të fundit, 162 vdiqën.

Sipas Sistemit Kombëtar të Informacionit në vendin tonë, 5496 veta prej personelit mjekësor janë infektuar me koronavirus. 216 janë rastet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.