Nëpër kalldrëmet e Bllagoevgradit – lagja e vjetër “Varosha”

Jo një ose dy qytete bullgare e kanë ruajtur të paprekur atmosferën e Rilindjes. Blagoevgrad është një prej tyre. Mjafton të ecësh në pjesën e tij të vjetër për të udhëtuar të paktën 150 vjet prapa në kohë. Lagja “Varosha” daton në shekullin e 18-të. Në atë kohë ka qenë mëhalla e vetme me popullsi të krishterë në qytet. Fillimisht, në Varosha ka pasur ndërtesa të vogla njëkatëshe tipike për fshatrat tona.

Shtëpitë e bukura rilindëse, të cilat janë simetrike dhe janë ndikuar fort nga arkitektura e qytetit janë fakt që gjatë shekullit XIX.

Këtu ndodhet muzeu regjional historik, galeri dhe punishte zanatçinjsh, si dhe kisha “Hyrja në Tempull e Hyjlinëdes Mari”. Ajo është ndërtuar gjatë vitit 1844. Tempulli është shpallur monument kombëtar i kulturës për shkak të cilësisë së lartë të mbishkrimeve murale dhe të ikonostasit – vepër e mjeshtërve të njohur nga Shkolla e Arteve e Banskos.

Më shumë hollësi për arkitekturën e ruajtur dhe atmosferën origjinale të qytetit jugor bullgar do të mësoni nga artikulli Kompleksi Arkitektural “Varosha” – lagja më e vjetër në Bllagoevgrad nga koleksioni i Radio Bullgarisë.


Още от БНР уеб