38.37% e testeve të reja PCR janë pozitive

Rastet e reja të koronavirusit në Bullgari të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit janë 3475. Kjo është 38.37% e 9056 testeve PCR të kryera. Më shumë teste pozitive ka në qytetin e Sofjes - 722, Plovdiv - 355 dhe Burgas – 318, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh vdiqën 153 njerëz nga infeksioni i koronavirusit, ndërsa 2435 u shëruan. Aktualisht 6635 njerëz me Covid-19 janë në spital, 493 prej tyre janë në repartet intensive. Rastet zyrtarisht aktive për momentin janë 91 587.

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 është konfirmuar infektimi i 6,236 punonjësve mjekësorë. 208 prej tyre janë regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara.