Një shëtitje në Sofjen me dëborë

Sofja dhe dëbora e parë këtë dimër.

Herët në mëngjes më 30 nëntor dëbora në qendër ende nuk ishte pastruar. Megjithatë transporti urban lëvizte sipas orarit.

Mbulesa e bukur e dëborës na bëri që të shkëputemi pak nga jeta jonë e rëndomtë.

Gëzimi i kafshëve ishte i madh.

Lokalet e mbyllura në kryeqytet për shkak të pandemisë së koronavirusit në mëngjesin e ftohtë të dimrit me dëborë.

Si zakonisht në raste të tilla rrugët e brendshme të lagjeve dhe trotuaret nuk ishin pastruar dhe vështirësuan lëvizjen e qytetarëve.

Edhe sivjet dëbora u bë lajmi numër një në rrjetet sociale. Shkrirja e saj e shpejtë i bëri sofjanasit për t’i marrë telefonat që të fotografojnë shpejt çastin.

Sinoptikët paralajmëruan se dëbora e parë e stinës shumë shpejt do të jetë vetëm një kujtim.

Pritet që temperatura të rritet që në ditët e afërta.

U shfaqën edhe dekorimet e para të Krishtlindjeve

Sipas traditës lulja më e dhuruar gjatë dimrit është “Ylli i Krishtlindjeve”/Euphorbia pulcherrima/.

Edhe vitrinat filluan të ndriçojnë në mënyrë festive. Kështu qe po të doni të shijoni përrallën dimërore të Sofjes tani është momenti!

Foto: Ani Petrova

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Още от БНР уеб