Fillon sprovimi i vaksinës bullgare kundër koronavirusit

Krijimi i vaksinës bullgare kundër Covid-19 është në një fazë shumë të avancuar dhe testimi i saj mbi kafshë do të fillojë deri në një javë, tha Doc. Andrej Çorbanov nga Instituti i Mikrobiologjisë i Akademisë Bullgare të Shkencave për Radio Varna. Gjithësesi, ai theksoi se autoritetet bullgare nuk shfaqin interes dhe është e mundur që Franca ose Kina të sigurojnë mjete për prodhimin e saj. Imunizimi në vendin tonë është ngadalësuar - vendi ynë është në vendin e fundit për sa i përket numrit të vaksinuarve në Bashkimin Evropian”, komentoi Doc. Andrej Çorbanov

Ai shpjegoi se çdo vend i BE përfundon kontrata individuale me prodhuesit e vaksinave dhe, nëse ofron një çmim të mirë, do të marrë më shumë doza. Sipas imunologut, të mbijetuarit e koronavirusit kanë krijuar imunitet më të mirë sesa sigurojnë vaksinat, prandaj ia vlen të merret parasysh nëse duan të imunizohen.