Pritet që “viza startup” të tërheqë kapital të freskët në Bullgari

Pritet që “viza startup”, e cila së shpejti do të fillojë së funksionuari edhe në Bullgari, të tërheqë më shumë investitorë të huaj në vend. Disa ditë pasi ajo hyri formalisht në legjislacionin bullgar ndaj saj shfaqin interes një sërë shtetesh. Ajo do t’u japë mundësi sipërmarrësve jashtë vendeve të BE-së të startojnë biznes në Bullgari, që do të tërheqë kapital të freskët financiar dhe intelektual në Bullgari.

Këtë e tha para Есоnоmіс.bg drejtori ekzekutiv I Asociacionit Bullgar Startup (ВЕЅСО) Dobromir Ivanov. Nga BESCO presin se nga lloji i ri i vizës do të përfitojnë së pari vendet fqinje, si Turqia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Ukraina. Tashmë ka pyetje dhe nga ana e Britanisë së Madhe.