Bullgaria ngul këmbë që Maqedonia e Veriut të zbatojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë

Para Këshillit të Punëve të Përgjithshme të BE Ambasadori bullgar Dimitër Cançev tha se Sofja mbështet politikën e zgjerimit të BE në përputhje të plotë me të gjitha kriteret. Ne e përkrahim integrimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, por për fat të keq Shkupi vazhdon të mos e zbatojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, theksoi diplomati.

Bullgaria mbështet certifikatën digjitale jeshile, e cila do të lehtësojë lëvizjen e lirë dhe të sigurt dhe do të kontribuojë në rimëkëmbjen e sektorit të turizmit, tha gjithashtu Cançev.

Në diskutimin mbi zbatimin e Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar, ai i caktoi si diskriminuese tarifat për vizat e punës për shtetasit e vendeve të BE, duke përfshirë Bullgarinë, shpalli Ministria e Jashtme.
Още от БНР уеб