Rritja e deleve në Bullgari është në rënie

Dita e Shën Gjergjit konsiderohet edhe si dita e blegtorëve dhe më në veçanti e barinjve. Sipas të dhënave statistikore gjatë 20 viteve të fundit numri i deleve në vendin tonë u ul nga 11 milionë  deri në 1.3 milion, njofton BNR. Një problem për të cilin sinjalizojnë organizatat e kësaj dege janë “kafshët virtuale”. Sipas Asociacionit të Rritësve të Deleve në Bullgari afro 200 000 janë delet që janë në sistemin e veterinarëve, por nuk figurojnë në fermat. Kjo për arsye se sipas numrit të kafshëve absorbohen subvencionimet për kullotat.