Uniteti i NATO-s është jetik për Bullgarinë

Për Bullgarinë, ruajtja e vlerave euro-atlantike dhe uniteti i NATO-s është me rëndësi jetike, tha Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev përpara video konferencës “Përgatitja për NATO 2030”, organizuar nga Klubi Atlantik. Ai vuri në dukje se aleanca para kohe mbështeti mikpritjen bullgare për koordinimin detar të NATO-s në Detin e Zi.

Ministri i përkohshëm i Mbrojtjes Georgi Panajotov vuri në dukje para forumit se sfidat kryesore për NATO-n lidhen me Rusinë dhe kërcënimin terrorist kundër vlerave të përbashkëta të atlantikut.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana theksoi se “duke folur për rajonin e Detit të Zi, sfidat kryesore lidhen me Rusinë. Aneksimi i paligjshëm i Krimesë, dërgimi i trupave në Gjeorgji, madje edhe jashtë rajonit, në Mesdhe dhe Afrikën e Veriut. Ne duhet të jemi vigjilentë”, theksoi Geoana.


Още от БНР уеб