Nga 1 korriku mënyra e hyrjes në Bullgari do të ndryshojë

Nga 1 korriku Bullgaria do të lejojë që në vend të hyjnë qytetarët e vendeve të tjera sipas shpërndarjes së shteteve në zonat e kuqe, portokalli dhe jeshile. Kjo u njoftua nga Ministri i përkohshëm i Shëndetësisë Stojço Kacarov i cili në pikën kufitare “Kallotina” testoi sistemin për kontrollim elektronik të certifikatave evropiane të vaksinimit. Vendimi në cilën zonë do të bien vendet do të merret në bazë të numrit të të sëmurëve dhe të përqindjes së testeve pozitive. Lista e vendeve do të azhurnohet një herë në javë.