Bullgaria vendosi Britaninë e Madhe, Spanjën dhe Qipron në zonën "e kuqe" për Covid-19

Fëmijët deri në 12 vjeç, të ardhur nga zona e gjelbër dhe nga ajo me ngjyrë portokalli, lejohen në territorin e Bullgarisë pa paraqitur dokumente për Covid-19. Kjo u urdhërua nga Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov me një urdhër, i cili hyn në fuqi më 19 korrik. Është azhurnuar lista sipas zonave me ngjyra të vendeve për të cilat ka informacion në lidhje me një ndryshim të rëndësishëm negativ të situatës së epidemisë. Qiproja, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, Spanja, Fixhi dhe Kuvajti janë tashmë në zonën e kuqe. Të ardhurit nga Rusia dhe Portugalia pranohen në Bullgari me paraqitjen e një Covid-çertifikate të vlefshme digjitale të BE-së ose të një dokumenti të ngjashëm që tregon një rezultat negativ nga një test PCR i kryer deri në 72 orë para hyrjes në vend. Bullgarët që vijnë nga këto vende dhe personat me statusin e qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në territorin e Bullgarisë dhe anëtarët e familjeve të tyre që nuk paraqesin një dokument të tillë vendosen në një karantinë 10-ditore.