Mësuesit nga shkollat ​​bullgare në Evropë mblidhen në Veliko Tërnovo

Nga 27 deri më 30 korrik, Universiteti i Veliko Tërnovos "Shenjtorët Kirill dhe Metodij" është mikpritës i Javës së tretë ndërkombëtare Erasmus + "Shkollat bullgare jashtë vendit" për mësuesit në shkollat bullgare të fundjavës (të ashtuquajturat shkolla të së dielës) dhe në shkollat ​​javore në Evropë. Pjesëmarrësit janë gjithsej 45 nga Spanja, Greqia, Qiproja, Italia, Franca, Austria, Republika Çeke, Rumania, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar (Irlanda e Veriut).

Ata do të shkëmbejnë praktika të suksesshme në organizimin arsimor dhe në mësimdhënien e gjuhës bullgare, gjeografisë dhe historisë bullgare. Universiteti i Veliko Tërnovos shpreson të organizojë stazhe për studentët e tij në shkollat ​​bullgare jashtë vendit, njoftoi universiteti.