Rregulla të reja për hyrje në Bullgari nga vendet në zonën e kuqe

Nga e enjtja, 29 korrik, shtetasit bullgarë, personat me qëndrim të përhershëm ose afatgjatë në Bullgari dhe familjet e tyre, shtetasit e BE-së dhe Zonës Ekonomike Evropiane, punëtorët sezonalë dhe të huajit që duan të marrin dekret për shtetësi bullgare dhe vijnë nga vendet e përfshira në zonën e kuqe, do të hyjnë në Bullgari pasi paraqitin një Covid certifikate digjitale të BE-së për vaksinim dhe një test negativ PCR të kryer deri në 72 orë para hyrjes në Bullgari.

Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov që nga sot, 27 korrik. Të njëjtët persona nëse nuk disponojnë një dokument për vaksinim, duhet të paraqesin një test negativ PCR dhe të vendosen në një karantine 10-ditore.

Sipas urdhrit fëmijët deri në 12 vjeç mund të hyjnë në vend pa dokumente për Covid-19, pavarësisht zonës në të cilën është përfshirë vendi nga po vijnë.