“Ballkaniada” bashkon vrapuesit tanë më të mirë malorë

Edicioni i parë i garës së vrapimit malor “Ballkaniada”, i organizuar nga një nga vrapuesit tanë më të suksesshëm malorë Kirill Nikollov - Dizella dhe partneri i tij i stërvitjes Dimitër Zheljazkov, do të mbahet ditën e shtunë më 31 korrik. Pjesëmarrësit kanë mundësi të zgjedhin midis dy distancave - 44 km me 2500 m zhvendosje pozitive dhe 23 km me 1500 m zhvendosje pozitive. Grupi i parë fillon në orën 07.00 në qytetin Karllovo, ndërsa tjetri - një orë më vonë përsëri nga Karllovo.

Rrugët janë përgjatë kurrizit të malit Stara Pllanina dhe në shtigje malore më sfiduese. Ndër pjesëmarrësit në garë do të jenë disa nga vrapuesit tanë më të mirë, si Jollo Nikollov te meshkujt dhe Hristina Kozareva te femrat.


Още от БНР уеб