Ndryshon lista e vendeve sipas zonave të ngjyrave për Covid-19

| обновено на 04.08.21 в 10:01

Nga e mërkura, 4 gusht, Holanda, Tunizia dhe Kuvajti do të dalin nga zona e kuqe dhe do të përfshihen në listën e vendeve në zonën portokalli. Kjo bëhet me një ndryshim në listën e vendeve sipas ngjyrave të zonave, sipas të cilit përcaktohet rendi i hyrjes në Bullgari. Nga portokalli në zonën e gjelbër kalon Luksemburgu. Nga e njëjta datë, Principata e Monakos bie në zonën e kuqe. Kjo thuhet në një urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov, të lëshuar sot.

Zona e gjelbër:

Austria, Gjermania, Estonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Finlanda, Kroacia, Danimarka, Italia, Sllovenia, Norvegjia, San Marino, Vatikani, Zvicra, Çekia dhe Luksemburgu.

Zona portokalli:

Të gjitha vendet jashtë zonës së gjelbër dhe të kuqe.

Zona e kuqe:

India, Bangladeshi, Nepali, Mianmar, Butani, Sri Lanka, Maldivet, Afrika e Jugut, Botsvana, Tanzania, Sishel, Namibia, Zambia, Omani, Malajzia, Turkmenistani, Taxhikistani, Republika e Kirgistanit, Mongolia, Kolumbia, Kili, Uruguai, Argjentina, Brazili, Paraguai , Bolivi, Peru, Surinam, Panama, Kosta Rika, Guatemala, Beliz, El Salvador, Kuba, Republika Dominikane, Qipro, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, Spanja, Fixhi, Malta, Andorra, Gjeorgjia dhe Monako.