Malta dhe Monakoja dalin nga zona e kuqe, po hyn Izraeli

Që nga e mërkura, 18 gushti, Malta, Monakoja dhe Andorra do të dalin nga zona e kuqe dhe do të përfshihen në listën e vendeve në zonën me ngjyrë portokalli. Kjo do të bëhet me një ndryshim në listën e vendeve, të grupuara në zonat me ngjyra, sipas të cilave përcaktohet rregulli i hyrjes në Bullgari.

Lituania, Danimarka, Sllovenia dhe Zvicra kalojnë nga zona jeshile në atë me ngjyrë portokalli. Nga e njëjta datë, Izraeli, Irani dhe Esvatini gjeden në zonën e kuqe, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.