Parashikimi i motit për 17 shtatorin

Ditën e premte do të jetë e ngrohtë por me shi

Ditën e premte do të mbetet e ngrohtë për shtatorin, por nga perëndimi retë do të shtohen dhe pas dite në rajonet perëndimore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Ka kushte për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizen nga 14 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalet – midis 30 – 35 gradë. Në Sofje temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë.

Përgjatë bregut të Detit të Zi do të dominojë mot me diell, por edhe aty vranësia do të shtohet nga perëndimi. Deri në mbrëmje vende-vende do të bjerë shi.

Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 25 gradë në kepin verior Shablla deri në 28 gradë në jug në Pomorie. Temperatura e ujit detar është 22-23 gradë. Valët e detit do të jenë deri në 3 ballë.

Mbi malet vranësia do të shtohet dhe pas dite në masivet e Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje të shkurtra me bubullime. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë deri në 24 gradë, në 2000 metra deri në 15 gradë. Në pushimoret malore termometrat do të arrijnë 24-25 gradë.

Ditët e pushimit do të bëhet ftohtë. Do të jetë me erë, me vranësira të ndryshueshme deri në konsiderueshme, me reshje pasdite, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.


Още от БНР уеб