Parashikimi i motit për ditët e fundjavës

Mot i paqëndrueshëm por edhe i ngrohtë

Ditën e shtunë do të ketë re, pasdite me reshje dhe bubullima. Do të jetë me erë, në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të fryjë erë e fortë veriperëndimore dhe do të bëhet ftohtë. Temperaturat do të lëvizen nga 14 deri në 22 gradë, në rajonet jugore deri në 30 gradë. Në Sofje priten temperatura deri në 22 gradë.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi gjithashtu do të ketë re vende-vende me reshje. Do të fryjë erë. Temperaturat maksimale do të lëvizen nga 25 gradë në veri deri në 28 gradë në Burgas dhe Pomorie. Temperatura e ujit detar do të jetë 22 gradë. Valët e detit do të jenë deri në 2 ballë.

Mbi malet do të ketë re dhe reshje lokale me erë të fortë deri të stuhishme veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë deri në 20 gradë, në 2000 metra deri në 12 gradë. Në pushimoret Borovec dhe Pamporovo termometrat do të tregojnë deri në 18  gradë, në Bansko deri në 25 gradë.

Ditët e vijueshme moti do të mbetet i paqëndrueshëm dhe me erë. Temperaturat minimale do të lëvizen nga 13 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalet – nga 23 deri në 28 gradë, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe i Hidrologjisë.


Още от БНР уеб