Një punonjës i Agjencisë së të Ardhurave u ndalua me ryshfet

Sot Kryedrejtoria “Luftimi i kriminaliteti të organizuar” ndaloi një punonjës të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave me ryshfet në një dyqan në Sofje. Disa ditë më parë, punonjësi i Agjencisë së të Ardhurave ka hyrë në dyqan dhe ka blerë diçka. Pasi nuk ka marrë faturë, ai ka prezantuar kartën e vet të punës dhe ka shpjeguar se për të mos vendosur një gjobë për moslëshimin e faturës, atij duhet t'i jepet një shumë prej 600 levash /rreth 307 euro/. Punonjësi i Agjencisë Kombëtare të të ardhurave është ndaluar pasi dyqani ka raportuar rastin në polici. Informacioni është i reporterit tonë Nikollaj Hristov.

Подкасти от БНР