Kreu i partisë “Vëzrazhdane” po kandidon për president

| обновено на 22.09.21 в 17:36

Kreu i partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov do të kandidojë për president. "Sepse ka ardhur koha që Bullgaria të ketë një burrë shteti dinjitoz dhe të pavarur," tha Nikollai Drençev nga partia, e cila njoftoi vendimin e komitetit ekzekutiv. “Vëzrazhdane” pret që kandidati i tyre për president të arrijë në balotazh.

“Vëzrazhdane” është një parti nacionaliste e themeluar në vitin 2014.

Ajo është kundër futjes së euros. Në një intervistë për bTV nga korriku i këtij viti Kostadinov tha: "Me miratimin e euros, elementi i fundit i pavarësisë bullgare do të hyjë në histori." “Vëzrazhdane” është gjithashtu organizatori i disa protestave në Sofje kundër mbajtjes së maskave dhe vaksinimit të detyrueshëm.


Още от БНР уеб