17.4 për qind rritje e vdekshmërisë në krahasim me një vit më parë

Një rritje serioze e vdekshmërisë në Bullgari në krizën e koronavirusit tregohet nga të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave. 30 071 persona vdiqën vetëm në tre muajt e fundit të këtij viti. Kjo është 17.4 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në të gjitha rrethet e vendit përveç rrethit Smoljan ka një rritje të numrit absolut të vdekjeve në tremujorin e tretë të 2021 në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020. Vdekjet u rritën më së shumti në Veliko Tërnovo, Tërgovishte dhe Razgrad.


Подкасти от БНР